Rasenik – Pite me lakër të bardhë

Raseniku eshte lloj i pites, gatim i njohur dhe i perhapur  ne shum vende te kosoves. IMG_7728a

 Përbërësit

 Brumi:

  • 1kg.miell
  • 0.5L ujë
  • 1 lugë gjelle krip
  • 200 gr gjalpë ose 2 dl vaj

Yçi:pite

  • 1 kokë lakre të bardhë mesatare
  • 200 gr mazë
  • 1 gotë qumshtë
  • 1 lugë gjelle krip

Përgatitja:pite

Ujit me krip ua shtojmë miellin (së pari afër 600gr. pastaj duke i shtuar nga pak gjer sa të fitojmë brum homogjen, mesatarisht i fortë). Brumin e formuar  e ngheshim dhe e  ndajmë në 20-22 sopëza me madhësi të vesë, I ngjeshim një nga një kuleçët dhe I lëmë te mbuluar me picetë kuzhine 10- 20 min. Kështu brumi është i gatshëm për pite.

Lakrën e grime e zijmë 15 min. e kullojmë mirë ( e ndrydhim me duar deri sa e lëshon langun) mandej ia shtojmë një gotë qumshtë, një lugë krip dhe mazën.

Brumin e pitës  e ndajme në dy vende nga 11  kuleqë. Kuleqtë i t’hollojmë dhe i reshtojmë  një mbi një duke i lyer secilin me nga një lugë yndyrë . Në njërin katmerë me 11 kuleqë, që e shtrijmë mbi tepsinë e lyer me yndyrë e vendosim yçin me lakëre,  pastaj sipri e shtrijmë katmerin tjeter dhe e formojmë  rrethin e pites duke i bashkuar skajet e dy katmerëvë. Raseniku pjekët  për afër 40 min. dhe servohët  me turshi e posaqërisht domate.

Bukë kollomoqe

Buka e kollomojtë  ose bukë  misri është  njëra nga gatimet më të vjetra në  kuzhinën kosovare.buk

Përbërësit:

  • 1 kg miell misri
  • 700ml. ujë
  • 3-4 lug gjelle kos

Përgatitja:b

Në  drasën e gatimit e hedhim miellin e misrit dhe ne mesin e tijë  fillojmë  ta zbrazim ujin e vëluar duke e perzirë  vazhdimisht me lugë druri gjër sa mielli e pin gjith ujin. Kur kjo masë  fillon të  ftohët pak ather fillojmë me e mledh brumin në  topth, cilin e nxheshim disa herë  vertikalisht dhe horizontalisht dhe në fund e stypim duke ia dhan formen e bukës. Bukën e nxheshur  dhe të formuar e vendosim me kujdes në  tepsi të  lyer me vaj, pastaj e lujmë  sipri me kos  dhe e pjekim  afër  një  orë në temperaturë  më të lartë . Kjo është  mynyra  e moqme  tradicionale e gatimit të  bukës kollomoqe cila kërkon shum kujdes dhe perkushtim por unë  kam  provuar  mënyren më  të  lehtë  të  këtij gatimi dhe suksesi nuk ka munguar, pra njëjtit përbërës e njëjta procedurë  por me ujë  të  ftohtë .

Përpeq

Perpeqi është një nga llojët e piteve shumë të pëlqyera në viset tona.

Përbërësit:

  • 7-8 petë  të  t’holluara
  • 150 gr gjalpë
  • 2 vezë
  • 300-500 gr djath taze
  • Ajkë  ose gjysmë teglle mazë
  • 0.5 L qumësht
  • 1-2 kripë

    This slideshow requires JavaScript.

Përgatitja:

Sëpari në enë të thellë I përzijmë vezët, dhjathin, ajkën dhe kripën. Në tepsinë e lyer me gjalpë i shtrijmë 2-3 petë të spërkatura me yndyrë dhe me qumësht, I shtojmë petët të mbetura të coptuara me dorë, pastaj e hedhim perzierjën e djathit me vezë dhe ajkë. Pasi që i hedhim sip  ër yndyrën dhe qumështin, përpeqin e fusim në furrë të nxehtë dhe e pjekim për afër 30 min.

Leçenik

Leçeniku është një nga gatimet me miell misri  i preferuar në kuzhinën kosovare. Është i njohur edhe me emrin krelan misri

Përbërësit:

  • 1kg miell  misri
  • 3 tasa kos
  • 1 ajkë
  • 3 vezë
  • 200gr djath
  • 150gr puter të shrirë
  • 1lug  gjelle kripë
  • 1 pak. pluhur pecivë

    This slideshow requires JavaScript.

Përgatitja:

Mielli, kosi, vezët, kripa, djati dhe puteri i shkrirë perzihën mirë dhe zbrazën ne tepsi te lyer me yndyrë. Leçeniku pjekët afër 45 mn. në temperaturë prej 200 C dhe servohët me kosë, turshi, djathë  etj…

Pitalka ramazani

Pitalkat e ramazanit janë gatime që kryesisht përgatiten për muajin e agjërimit,  janë shumë të preferuara dhe përgatiten në disa mënyra. Kemi pitalka me qaragat, me suxhuk, me gjizë dhe kopër.

Përbërësit:

  • 1. kg miell
  • 0.5 L ujë
  • 1 gotë qumësht
  • 1  lugë gjelle tharm buke
  • 1 lugë gjelle kripë

    This slideshow requires JavaScript.

Përgatitja:

Në një gotë me qumësht hedhim një lugë tharm buke, pak kripë, pak sheqer dhe e lëmë ashtu afër 15 min që të vije. Tharmin e ardhur e përzijmë me miell, ujë dhe kripë gjerë sa të fitojmë brum homogjen të cilin e lëmë të mbuluar me picetë kuzhine 90-120min. Brumin e ardhur e ngjeshim me miell dhe e ndajmë në 3 -4 kuleqë të cilët i shtrijmë në picetë të përmillur kuzhine dhe i lëmë ashtu 20 min. Kulaqin e ardhur nga piceta e hedhim në tepsi të nxehtë, e shpojmë në disa vende dhe e fusim në furrë shumë të nxehur. Sipas dëshirës pitalkës i shtojmë suxhuk, gjizë me kopër apo farra qaragati . Pitalkat pjekën për 15- 20 min.

Lakror misri me spanaq

Përbërësit:

  • 1kg miell misri
  • 1L ujë
  • 2 lugë gjelle kripë
  • 250 gr gjalpë
  • 1 kg spanaq
  • 1kg.  kos
  • 1 vezë

    This slideshow requires JavaScript.

Përgatitja:

Në një tenxhere e vlojmë ujin me kripë dhe 100gr. gjalpë. E largojmë tenxheren nga zjarri, e hedhim miellin e misrit duke e përzier vazhdimisht dhe brumin e fituar e lëmë të ftohet. Spanaqin të pastruar dhe të grirë e ndrydhim me një lugë kripë, ia shtomë një vezë,disa lugë kos, disa qepurka sipas dëshirës dhe ashtu e bëjmë gati për lakror. Gjysmën e brumit e shtrojmë në tëpsi të lyer me yndyrë, hedhim disa lugë gjalpë të shrirë, e hedhim spanaqin e përgatitur dhe mbi të e shtrojmë gjysmën e mbetur të brumit.  Para se ta fusim në furrë të nxehur mirë, lakrorin e spërkasim me yndyrë dhe e pjekim afër një orë ne temperaturë maksimale. Lakrorin e skuqur e nxjerim nga furra, ia hedhim kosin dhe e kthejmë në furrë të ndalur për 10 min.

Bukë shtëpie

Buka është një nga gatimet më të vjetra në kuzhinën tonë dhe në përgjithësi. Buka e përgatitur sipas recetave tradicionale, pa aditiv dhe pa ngjyra është bazë e ushqimit të shëndetshëm.

Përbërësit:

  • 1kg miell
  • 0.5 L ujë
  • 1 lugë gjelle kripë
  • 1lugë gjelle sheqer
  • 1 lugë gjelle tharmë bukë

    This slideshow requires JavaScript.

Përgatitja:

Tharmin, sheqerin, pak kripë dhe dy lugë miell i perzijmë në një gotë me ujë të vakët dhe e lëmë në vend të ngrohtë qe të vije. Pastaj e përzijmë me ujë, kripë dhe miell dhe ashtu e zëmë brumin e bukës të cilin e lëmë të mbuluar me picetë kuzhine afër një orë. Brumin e ardhur e ngjeshim me miell dhe e shtrijmë në tepsi ose e ndajmë në 7-8 kuleqë të cilët i ngjeshim një nga një dhe i reshtojmë në tepsi të lyer me yndyrë. Kuleqtë e bukës piqen afër 50 min në 200C.

Llokuma

Llokumat janë gatim nga brumi i cili gatuhet në shtëpitë tona që nga kohtë e maherëshme gjër më sot.

Përbërësit:

  • 1 kg miell
  • 3 gota jogurt
  • 3 vezë
  • 3 lugë çaji sodë buke
  • 3 lugë të çaji krip

Jogurti dhe vezët nuk duhet të jen të ftohta

This slideshow requires JavaScript.

Përgatitja:

Brumin  e fituar nga këta përbërës e ngjeshim mirë dhe e lëmë ashtu të mbuluar së paku gjysmë orë. Pastaj e shtrijmë me tëhollues në një  petë të trashë afër 1 cm. dhe e  presim në katrorë . Copëzat e prera i hedhim në vaj të nxehtë dhe i fërgojmë në zjarrë të ultë gjër sa të skuqen. Llokumat e nxehtë i servojmë me djath, lëng, gjem ,mjaltë et….

Krelan me duqa

Përbërësit:

  • 1 kg miell
  • 700 ml ujë
  • 1 lugë kripë
  • 100 gr gjalpë
  • 300 gr djath
  • Kajmak ose mazë sipas dëshirës[

    This slideshow requires JavaScript.

Përgatitja

Brumin e krelanës e zëmë duke i përzier miellin, kripën dhe ujin gjerë sa të fitojmë brum homogjen, pak më të trashë se sa brumi i pallaqinkave.  Së pari e fusim tepsinë me pak vaj në furrë  të nxehur mirë, pas 5 min. e nxjerim tepsinë nga furra, e hedhim brumin mbi vajin e nxehtë, pastaj e fusim krelanën përsëri në furrë. Krelanën e pjekim 40 – 50 min, gjerë sa të skuqet mirë, pastaj e nxerim nga furra dhe ashtu të nxehtë e coptojmë me piru ose thikë. Krelanës së coptuar sipër ia shtojmë gjalpin e shkrirë dhe djathin. Mund ti shtohet mazë ose kajmak sipas dëshirës. Krelana me duqa servohet e nxehtë me turshi.

Mantija

Përbërësit për mishin:

  • 1kg mish të bluar
  • 2 qepë
  • 1lugë kripë
  • Biber të zi
  • Biber të kuq

Përbërësit për brumin:

  • 1kg e gjysmë miell
  • 0.7L ujë (3 gota)
  • 1 lugë kripë
  • 1dl vaj +150g gjalpë

    This slideshow requires JavaScript.

Përgatitja:

Mishin e bluar e kaurdisim me qepë, kripë, biber të kuq dhe biber të zi dhe e lëmë të ftohet.

Brumin e pitës e ndajmë në 20 kuleqë dhe i lëmë të mbuluar me picetë kuzhine së paku 15 min. Së pari i hapim kuleqët me t‘hollues sa madhësia e pjatës, pastaj i rreshtojmë një mbi një duke i spërkatur me nga një lugë yndyrë (gjalpë të shkrirë dhe vaj). Petën me 20 kuleqët (katmerin) e hapim me duar sa madhësia e tepsisë (40cm) dhe e prejmë ne katrorë të vegjël (perafersisht 50 copë). Në secilin katrorë e fusim nga një lugë mish të kaurdisur dhe duke i mbledhur skajet e brumit i formësojmë mantijat. Mantijat i rreshtojmë në tepsi, ua hedhim sipër yndyrën e mbetur dhe i fusim në furrë të nxehur. Mantijat i pjekim për afër 40 min. në temperaturë prej 200 °C