Revani me griz – Koh

koh.

Përbërësit:

  • 8 vezë
  • 8 lugë sheqer
  • 8 lugë miell
  • 8 lugë griz
  • 1 sheqer vanilje

Sherbeti:

  • 1 L qumësht
  • 8  lugë sheqer

Përgatitja:koh

Vezët dhe sheqerin i tundim me mikser ose tell dore për së paku 15 min. Shkumës së fituar ia shtojmë gradualisht miellin, grizin dhe sheqer vaniljen. Masën e përzijmë mirë me lugë, e derdhim në tëpsin e lyer ma vaj dhe e fusim në furrë të nxehur gjerë në 200C° Pas 5 min. temperatura e furres ulet për 50C° . Revanija pjeket afër 30 min. në 150C°

Rovanisë së vakët ia hedhim shërbetin nga qumshti dhe sheqeri te cilin paraprakishtë e këmi zier dhe  ftohur mirë.

Kajmaqin

Përbërësit:IMG_5390

  • 8 vezë
  • 8 lugë gjelle sheqer
  • 1l qumësht
  • 3 lugë gjelle miell ose nisheste

Sherbeti:

  • 300gr. sheqer
  • 2 dl. ujë

Përgatitja:kajmaqin

Vezët i tundim mirë me sheqer dhe miell, pastaj ua shtojmë qumshtin pak nga pak duke i përzier vazhdimisht. Këtë masë e derdhim në tepsi të nxehtë, të lyer me vaj. Kajmaqini pjeket në temperaturë maksimale 30 – 40 min.  dhe pasi që të skuqet mjaft e nxjerim nga furra dhe ja derdhim sipër shërbetin cilin e vlojme paraprakishte 5 min. Kjo ëmbëlsirë servohet e ftohur.

Sheqerpare të lehta (kadin xhybeg)

Sheqerparet e lehta të gatuara në mënyrë të thjeshtë janë të shijshme  të lehta për tu gatuar dhe pregatitën zakonisht për festa të ndryshme.

Përbërësit për brumin:

  • 300gr. miell
  • 150 gr gjalpë
  • 1 gotë qaji sheqer
  • 1 vezë
  • 2 lugë kos
  • 2 lugë qaji pecivë
  • 100 gr arra, lejthi, ose bajame

    This slideshow requires JavaScript.

Përgatitja:

Brumi:

Puterit te shkrirë i shtojmë një gotë të qait sheqer, një vezë, dy lugë kos, dy lugë pluhur per gatime dhe miell. Brumin e fituar nga këta perbërës e ndajmë në 12 – 14 toptha me madhësi të arrës. Arrat e grimcuara mund t’ia hedhim brumit duke i formuar topthat apo t’ua vejmë nga një thelb arre në mes. Sheqerparet i reshtojmë në tepsi të lyer me yndyrë dhe i pjekim 30 – 40 min. në temperaturë 200 C. dhe ashtu të nxehta i përvlojmë me shërbet të vakët. Kjo ëmbëlsirë shpesh servohet me tambëloriz.

Shërbeti:

750gr. sheqer

0.5l ujë

Shërbetin e vlojmë 10 min dhe e lëmë të ftohet.

Rovani – Padispajë

Përbërësit:

Brumi:

  • 10 vezë
  • 10 lugë sheqer
  • 12 lugë miell

Sherbeti:

  • 1 kg sheqer
  • 0.5l ujë

    This slideshow requires JavaScript.

Përgatitja:

Vezët dhe sheqerin i tundim me mikser ose tell dore për së paku 15 min.  Shkumës së fituar ia shtojmë gradualisht miellin. Masën e përzijmë mirë me lugë,   e derdhim në tëpsin e lyer me vaj dhe e fusim në furrë të nxehur gjerë në 200C°. Pas 5 min. temperatura e furrës ulet për 50C° . Rovaninë e pjekim afër 30 min. në 150C°

Rovanisë së vakët ia hedhim shërbetin e ftohur.

Tambëloriz

Tambëlorizi – Sultjashi nga turqishtja është ëmbëlsirë freskuese e cila zakonisht përgatitet për festa të ndryshme.

Përbërësit:

  • 2 litra qumësht
  • 3 filxhanë të  vegjël  të kafës  oriz
  • 1 gotë sheqer

    This slideshow requires JavaScript.

Përgatitja:

Orizin e  shpërlajmë  me ujë të ftohtë, ia hedhim qumështit të vluar dhe e zijmë përafërsishtë 1 orë në temperaturë jo shumë të lartë. Tambëlorizin e perzijmë pandërprerë gjerë sa të trashet, në fund ia shtojmë sheqerin dhe pas 10 min. e largojmë nga zjarri. Pjatat me tambëloriz i lëmë në frigorifer gjerë sa të ftohen mirë.

Pelte me kompot frutash

Peltja është ëmbëlsirë freskuese që përgatitet nga kompoti i frutave të ndryshme.

Përbërësit: (për 5 persona)

  • 1 kavanoz kompot  frutash (vishnje,dredhëz,kumbulla,mjedra,qërshi etj…)
  • 1 got ujë
  • 5  lugë  nisheste
  • 5 lugë sheqer

This slideshow requires JavaScript.

Përgatitja:

Kompotin e frutave e vlojmë dhe ia shtojmë nishestën dhe sheqerin të tretura në një gotë ujë. Peltën e zijmë për 15 min duke e përzier vazhdimisht deri sa të trashet. Peltja servohet e ftohur posaqerisht ditwve te nxehta verore.

Hallvë

Hallvja është ëmbëlsirë e lehtë dhe e shpejtë për tu përgatitur. Zakonisht përgatitet për netët e mëdha para muajit të Ramazanit.

Përbërësit:

  • 200 gr gjalpë e shkrirë dhe e kulluar
  • 10 lugë miell
  • 1 gotë sheqer
  • Arra,badema ose lajthi sipas dëshirës

This slideshow requires JavaScript.

Përgatitja:

10 lugë të mëdha miell qiten në yndyrë të nxehtë dhe përzihen me lugë të drurit pa ndërprerë gjerë sa të skuqet mielli(ngjyrë kafeje të qeltë). Pastaj i shtohet sheqeri dhe uji i vluar (pak nga pak dhe duke e përzier vazhdimisht). Pas 15 min. hallvja trashet dhe është gati për servim.

Kulaq i gështenjave

Kulaqi i gështenjave është gatim i thjeshtë me shije të veqant . Ky kulaq per mua ka rëndësi pasi që më kujton gjyshen time e cila e përgadiste këtë ëmbëlsirë.

Përbërësit:

  • 1 kg gështenja
  • 200g. sheqer
  • 100g arra

Përgatitja:

Gështenjat e ziera qërohen, iu shtohen sheqeri dhe arrat e bluara. Ato pastaj ndrydhen në picetë  kuzhine deri sa të merr formën e kulaqit.

Hashure

Hashuret përgatiten nga gruri dhe sheqeri, ëmbëlsirë kjo e cila është mjaft e preferuar në kuzhinën shqiptare.

Përbërësit:

  • 500 gr grurë
  • 4 L ujë
  • 300gr sheqer

Përgatitja:

Gruri ulet në ujë të vakët dhe lihet për 2 – 3 orë. Pastaj ai shpërlahet dhe zihet në temperaturë të ulët për 5 deri në 6 orë. Pasi që të zihet, grurit i shtohet sheqeri dhe ashtu me sheqer zihet edhe për 15 min. Grurit mund ti shtohen edhe copëza të pemëve të ndryshme sipas dëshirës. Hashuret mund të servohen të ftohura si tombëloriz ose të nxehta me qumësht.

Sheqerpare

Sheqerparja është një nga ëmbëlsirat më të njohura nga kuzhina tradicionale shqiptare.

Përbërësit:

  • 500gr gjalpë
  • 700gr miell
  • 2 të kuqën e vesë
  • 2 lugë kos

Shërbeti:

  • 750 gr sheqer
  • 2 gota ujë

    This slideshow requires JavaScript.

 

Përgatitja:

Gjalpit të shkrirë dhe të kulluar i shtohen mielli, e kuqja e vesë dhe kosi. Nga ky brum  formohen kuleqët , të cilët shtypen dhe rreshtohen në tepsi të lyer me yndyrë.Tepsia futet në furrë të nxehtë dhe duhet të pjeken për 30-40 min. në temperaturë prej 200C.

Shërbeti

Niveli i ujit duhet të jetë afër 1 cm mbi sasinë prej 750 gr sheqer dhe duhet të  vloj për 15 min.

Sheqerparet e nxehta përvlohen me shërbet të vakët.