Petulla

                     

Përbërësit:

  • 0.5 L qumësht
  • 400 gr miell
  • 2 vezë
  • 1 lugë të vogël krip
  • 1 lugë pecivë

    This slideshow requires JavaScript.

Përgatitja:

Qumështit ja shtojmë vezët, miellin, kripën dhe pecivën. Brumin që e fitojmë duke i përzier gjithë kta përbërës me lugë të madhe e hedhim në vaj të nxehtë dhe petullat i skuqim në të dy anët. Petullat servohen me djath, mjaltë, gjem etj…

Advertisements

Bishtaja – Boranija

Përbërësit:

  • 1 kg bishtaja (boranija)
  • 500gr mish viqi
  • 2 qepë
  • 1 spec
  • 2 karrota
  • 2 domate
  • Vaj ose gjalpë
  • Kripë
  • Biber të kuq
  • Biber të zi

    This slideshow requires JavaScript.

Përgatitja:

Mishin e copëtuar e fërgojmë me qepë, karrota dhe spec, pastaj ia shtojmë bishtajat (boranijat) e grira dhe kohë pas kohe i shtojmë pak ujë (1 gotë fillimisht më pastaj +1 dhe +1). Merrni dy domate hiqjani lëkurën dhe i preni në copa të vogla apo i grimconi. Shtoni domatet në tenxheren me bishtaja dhe lini gjellën mbi zjarr edhe 50 minuta në temperaturë të ultë.

Sipas shijes individuale bishtajat munden që të futen në furrë përfundimisht që të piqen dhe të thahen pak.

Tambëloriz

Tambëlorizi – Sultjashi nga turqishtja është ëmbëlsirë freskuese e cila zakonisht përgatitet për festa të ndryshme.

Përbërësit:

  • 2 litra qumësht
  • 3 filxhanë të  vegjël  të kafës  oriz
  • 1 gotë sheqer

    This slideshow requires JavaScript.

Përgatitja:

Orizin e  shpërlajmë  me ujë të ftohtë, ia hedhim qumështit të vluar dhe e zijmë përafërsishtë 1 orë në temperaturë jo shumë të lartë. Tambëlorizin e perzijmë pandërprerë gjerë sa të trashet, në fund ia shtojmë sheqerin dhe pas 10 min. e largojmë nga zjarri. Pjatat me tambëloriz i lëmë në frigorifer gjerë sa të ftohen mirë.

Gjizë me speca

Gjiza me speca është një nga gatimet më të përhapura ne Kosovë dhe rajon që përgatitet zakonisht për kaftjall ose darkë.

Përbërësit:

  • 0.5 kg gjizë
  • 0.5 kg  speca
  • 1dl vaj
  • 2 vezë
  • 2 -4 thelba hudër
  • Kripë

This slideshow requires JavaScript.

Përgatitja:

Specat e pjekur e të qëruar i fërgojmë në vaj dhe i heqim nga tigani. Në yndyrën ku i kemi fërguar specat, hedhim gjysmë  luge të reçelit biber të kuq, pastaj e shtojmë gjizën e përzier me vezët, kripën dhe hudrën. Gjizën e lëmë të vlojë për afër 10 min.  pastaj e largojmë nga zjarri dhe sipër ia hedhim specat e fërguar. Gjiza me speca servohet  e nxehtë.

Pogaqe – Buknore

Pogaqe  ose buknore quhet lloji i bukes i cilli gatuhet shpesh ne trevat shqiptare. Pogaqja gatuhët në disa mynyra por mua me le pershtypje pogaqja klasike me sodë buke.

Përbërësit:

  • 1kg miell
  • 0.5 L  kos, hirrë ose ujë (të gazuar)
  • 1 vezë
  • 3 lugë të qajit sodë bikarbonë
  • 1 lugë e gjellës  kripë

    This slideshow requires JavaScript.

Përgatitja:

Kosit i shtohet sodë,kripë, një vezë dhe miell. Brumin e formuar nga këta përbërës e ngjeshim shumë, gjerë sa të fitojmë brum të fortë homogjen. Para se ta fusim në furrë te nxehur mirë, pogaqën e shpojmë me piru në disa vende që të mos ndahet korja, e pjekim afër 40 min. dhe e servojmë  të  nxehtë me lëng, vezë të fërguara, djath  etj…

Mazë me speca

Maza me speca është gatim i shijshëm që zakonisht  përgatitet për kaftjall  ne shtëpitë shqiptare

Përbërësit:

  • 1 kavanoz mazë
  • 1/2 kg.  speca
  • Kripë

    This slideshow requires JavaScript.

 

Përgatitja:

Mazën me pak kripë e vlojmë për 5- 10 min. mandej i shtojmë specat e pjekur,të qëruar dhe të kryposur. Ashtu të përziëra i lëmë të vlojnë  afër 10 min. dhe i largojmë nga zjarri.  Maza me speca zakonisht  servohet për kaftjall ose si paragjellë për drekë.

Kungullurë

Përbërësit për brumin:

  • 1 kg miell
  • 0.5 L ujë
  • 1 gotë vaj dhe pak buter të shkrirë
  • Kripë (1 lugë gjelleje)

Mbushja me kungull:

  • 1 kungull per pite
  • 1 gotë  mazë
  • 1 gotë sheqer
  • Gjysmë luge kripë

This slideshow requires JavaScript.

Përgatitja e kungullurit:

Nxinet brumi per pite(mielli, uji dhe 1 lugë kripë). Brumi ndahet në 15 kuleq, të cilët hapen sa madhësia e pjatës dhe palohen një mbi një duke i spërkatur me nga një lugë yndyrë. Katmeri i formuar nga petët shtrihet mbi tepsi të lyer me yndyrë dhe hapet për dhjetë cm. më shum se sa është diametri i tepsisë. Mbushja me kungull shtrihet mbi katmerin e hapur dhe skajet mblidhen kah mesi i tepsisë pa e mbuluar tërsishtë mbushjen me kungull. Ka disa mënyra të përgatitjes së kungullurit: ajo me mbushje te zbuluar dhe mënyra tjetër si pitet e zakonshme të gatuara me dy katmerë.

Përgatitja e mbushjes me kungull:

Kungulli gryhet me lugë ose grihet me rende,kryposet,ndrydhet gjerë sa të lëshon ujin. Kungullit të kulluar i shtohet sheqeri dhe maza. Kështu mbushja ështe gati për piten.

Kungulluri zakonisht servohet me speca të fërguar ose me qumësht të ftohur.

Sallatë verore me spec dhe patëllxhan të pjekur

Sallata me spec dhe patëllxhan të pjekur është sallatë pikante, e shijshme dhe e qendrueshme per disa ditë.

Përbërësit:

  • 1 kg speca
  • 3-4 patëllxhan
  • 3-4 domate
  • Majdanoz
  • 5-6  thelba hudër
  • Vaj
  • Kripë
  • Uthëll

This slideshow requires JavaScript.

Përgatitja:

Përbërsit e kësaj sallate pjeken ne furrë, qërohen dhe grihen. Pastaj iu shtohet hudrat, kripa, uthulla, vaji dhe majdanozi i grirë. Kjo sallate servohet me të gjitha gjellërat nga kuzhina shqiptare veqanërisht ditëve të nxehta verore.

Pelte me kompot frutash

Peltja është ëmbëlsirë freskuese që përgatitet nga kompoti i frutave të ndryshme.

Përbërësit: (për 5 persona)

  • 1 kavanoz kompot  frutash (vishnje,dredhëz,kumbulla,mjedra,qërshi etj…)
  • 1 got ujë
  • 5  lugë  nisheste
  • 5 lugë sheqer

This slideshow requires JavaScript.

Përgatitja:

Kompotin e frutave e vlojmë dhe ia shtojmë nishestën dhe sheqerin të tretura në një gotë ujë. Peltën e zijmë për 15 min duke e përzier vazhdimisht deri sa të trashet. Peltja servohet e ftohur posaqerisht ditwve te nxehta verore.

Çorbë me patate

Çorba me patate është një nga çorbat që pregatitet shum shpesh në familjet shqiptare.

Përbërësit:

  • 1 kg patate
  • 1 – 2  qepë
  • 1 – 2 speca
  • 2 karrota
  • 1 –  2 domate
  • Kripë
  • Biber t’kuq
  • Biber t’zi
  • Vaj

This slideshow requires JavaScript.

Përgatitja:

Qepën e grijmë dhe e kaurdisim me spec, karrota, kripë dhe biber te kuq, pastaj ia shtojmë patatet e prera në formë kubi. Ashtu së bashku i kaurdisim për disa minuta, pastaj i shtojmë përafërsisht 1L. ujë  të nxehtë dhe i lëmë të zihen për afër 1 orë. Kur patatet janë zier mirë i shtojmë  domatet e qëruara dhe të coptuara dhe e lëmë çorbën të zihet edhe për 15min. Çorba me patate servohet e nxehtë me sallata te ndryshme ose turshi.