Çaj bliri

Çaji i blirit është një nga llojet e çajit i cili është përdorur në trevat tona me shekuj. Eshtë pije me aromë, shije të vëqant dhe cilësi shëruese

Përbërësit:

  • 15-20 lule bliri të thata
  • 1L ujë

    This slideshow requires JavaScript.

Përgatitja:

Lulet e blirit i vjelim në fillim të korrikut  dhe i lëmë të terren në një vend të errët. Në një litër ujë të vluar hedhim një grusht  çaj bliri dhe e lëmë të vlojë afër 15 min. Pastaj ia shtojmë një gotë ujë të ftohtë për të fituar ngjyrë.

Advertisements

Llokuma

Llokumat janë gatim nga brumi i cili gatuhet në shtëpitë tona që nga kohtë e maherëshme gjër më sot.

Përbërësit:

  • 1 kg miell
  • 3 gota jogurt
  • 3 vezë
  • 3 lugë çaji sodë buke
  • 3 lugë të çaji krip

Jogurti dhe vezët nuk duhet të jen të ftohta

This slideshow requires JavaScript.

Përgatitja:

Brumin  e fituar nga këta përbërës e ngjeshim mirë dhe e lëmë ashtu të mbuluar së paku gjysmë orë. Pastaj e shtrijmë me tëhollues në një  petë të trashë afër 1 cm. dhe e  presim në katrorë . Copëzat e prera i hedhim në vaj të nxehtë dhe i fërgojmë në zjarrë të ultë gjër sa të skuqen. Llokumat e nxehtë i servojmë me djath, lëng, gjem ,mjaltë et….

Rovani – Padispajë

Përbërësit:

Brumi:

  • 10 vezë
  • 10 lugë sheqer
  • 12 lugë miell

Sherbeti:

  • 1 kg sheqer
  • 0.5l ujë

    This slideshow requires JavaScript.

Përgatitja:

Vezët dhe sheqerin i tundim me mikser ose tell dore për së paku 15 min.  Shkumës së fituar ia shtojmë gradualisht miellin. Masën e përzijmë mirë me lugë,   e derdhim në tëpsin e lyer me vaj dhe e fusim në furrë të nxehur gjerë në 200C°. Pas 5 min. temperatura e furrës ulet për 50C° . Rovaninë e pjekim afër 30 min. në 150C°

Rovanisë së vakët ia hedhim shërbetin e ftohur.

Tavë e Prizrenit – Tavë me bamje

Tava me bamje, është gjellë me shije të vëqantë e cila përgatitët kryesisht në Prizren.

Përbërësit:

  • 1 kg mish viçi
  • 1 kg bamje
  • 2 kepë
  • 200gr gjalpë
  • 2 – 3 domate
  • 2 limona
  • Kripë
  • Biber të kuq
  • Biber të zi

    This slideshow requires JavaScript.

Përgatitja:

Mishin e presim në copëza dhe e kavërdisim me qepë, kripë, biber t’kuq dhe domate. Bamjet e pastruara i lëmë gjysmë ore në lëngë  të limonit, pastaj i kullojmë, i përvlojmë, ua shtojmë mishit të kavërdisur dhe i rreshkim në furrë për afër 30 min. Tava me bamje servohet e nxehtë në kombinim me pilav, patate të skuqura etj.

Qahi

Përbërësit:

  • 1 kg miell
  • 2 gota qumësht +1 gotë uj
  • 2 lugë krip
  • 1 lugë  maj  buke
  • 150 gr gjalpë
  • 300 gr djath apo gjizë
  • 2 vezë
  • 1 ajkë

    This slideshow requires JavaScript.

Përgatitja:

Brumi I qahisë nxinët me qumësht, ujë ,1 lugë krip, maj buke dhe  miell. Pastaj e lëmë të qëndrojë 1-1orë e gjysmë i mbuluar në vendë të ngrohtë gjer sa të vije. Brumin e ardhur e ndajmë në 6-7 kuleqë të cilët i t’hollojmë dhe i palojmë një mbi një duke I spërkatur me yndyr dhe përzirjen e djathit me ajkë dhe vezë, ndersa peta e sipërme lyhet me më shumë yndyrë. Qahinë e pjekim afër 40 min. dhe e servojmë të nxehtë me kos, turshi apo specë te skuqur në vajë.

Reçel me manafera

Përbërësit:

  • 2 kg manaferra
  • 2 kg sheqer

    This slideshow requires JavaScript.

Përgatitja

Manaferat e pastruara I hedhim në enë të përshtatshme, sipri ua shtojmë sheqerin( apo një rënd manafera, një rënd sheqer) dhe ashtu I lëmë 1-2 orë. Pasi që manaferat e lagin sheqerin dhe e lëshojnë langun, I zijmë afër një orë në temperaturë jo shumë të lartë. Reçelin e zier e mbulojmë me picetë të lagur kuzhine dhe e lemë ashtu gjerë sa të ftohet  pastaj e vendosim në kavanozë.

Tullumba

Përbërësit për brumë :

  • 1 gotë ujë
  • 1 gotë qumësht
  • 1 filgjan vaj
  • 2 gota miell
  • 3 -4 vezë
  • 1 pecivë

    This slideshow requires JavaScript.

Përgatitja:

Miellin gradualisht e hedhim në ujin e vluar me qumesht edhe pecivën duke i përzier vazhdimisht. Ketë brum e kthejmë në zjarrë të ngadalshëm që të fërgohet për 2-3 minuta gjerë sa të ndahet nga ena dhe luga. Pasi që e fërgojme, brumin e lëmë të ftohet pastaj i shtojmë vezët një nga një duke i përzier me dorë gjerë sa të fitojmë një brum homogjen. Me brumin e përgatitur e mbushim kallëpin për tullumba dhe duke I prerë me thikë i hedhim në vaj të nxehur(1 litër vaj). Tullumbat e skuqur nga të gjitha anët I nxjerim nga vai dhe I fusim në sherbet të ftohur mirë .

Shërbeti:

  • 1 kg sheqer
  • 650 ml. ujë

Shërbeti zihet 10 min.pastaj lihët në frigorifer për tu ftohur mirë.

Bakllasarem

Një pite e njelmët me kos dhe hudhër.

Përbërësit:

  • 1kg miell
  • 500 mL ujë
  • 1 + 1 lugë kripë
  • 1 dL vaj
  • 150 gr gjalpë
  • 1 L kos
  • 2-3 thelba hudhër

    This slideshow requires JavaScript.

Pregaditja

Brumi i pites i përbërë nga uji, mielli dhe kripa (1 lugë) ndahet në 18 kuleçë. Kuleçët hollohen dhe palosen ndamas nga 3 kuleçë një mbi një. Kuleçët pastaj spërkaten me nga 1 lugë yndyrë (vaj dhe gjalpë të shkrira dhe të përziera). Secila nga gjashtë petët e bëra nga tre kuleçë hapen me dorë aq sa është madhësia e tepsisë, e pastaj spërkaten me nga 2 lugë yndyrë. Petët rrotullohen në formë të rolladës dhe vihen në tepsi. Pitja pjeket për 50 minuta në temperaturë prej 200 C.

Kosin natyral përziejeni me 1 lugë kripë dhe 2-3 thelba hudhër. Kjo përzierje i vihet pitës së pjekur sa është e ngrohtë. Pastaj pitja futet edhe 10 minuta në furrë.

 

Lëng me speca

Një recetë e thjesht si të bëni lëng me speca…

Përbërësit:

  • 5 – 6 speca
  • 2L qumësht
  • Kripë[slid

    This slideshow requires JavaScript.

Pregaditja:

I merrni specat dhe i pjekni. Më pas i kriposni dhe i vini brenda një kavanozi (2-3 litërsh). Vloni qumshtin dhe pastaj e lini të ftohet. Përzijini 2-3 lugë të tavolinës kripë në qumështin e ftohur. Qumshtin e ftohur ja shtoni specave në kavanoz.

Pas 3-4 ditës qumështi fermentohet, atëherë mund ti shtoni dhjath të thërmuar dhe lëngu është i gatshëm për tu servuar.

Zakonisht lëngu servohet me llokuma, pogaçe, bukë të nxehtë të freskët dhe në kombinim me djath të bardhë, domate dhe perime të tjera të freskëta.

Lëngu me speca ka shije pikante (varësisht sa pikant janë specët).

Sarma

Përbërësit:

  • 0.5kg. mish të bluar
  • 30-40 gjethe rushi apo spanaqi
  • 1 gotë oriz
  • 2 qepë
  •  200gr gjalpë
  • Kripë
  • Biber të kuq
  • Biber  të zi
  • 150 gr ajkë ose kos

    This slideshow requires JavaScript.

Përgatitja:

Qepes së fërguar ja shtojmë mishin e bluar,orizin biberin e kuq, biberin e zi dhe i kaurdisim të gjitha per afër 5 minuta. Këtë mbushje e mbështjellim me gjethet e rrushit apo spanaqit paraprakisht të përvluara. Sarmat e mbështjellura i reshtojmë në tenxhere, ua shtojmë 2 gota ujë,  yndyrën e nxehur në te cilën e kemi tretur 1lug biber të kuq, pastaj i lëmë të zihen. Sarmat i zijmë në temperaturë të ulët për afer një orë. Pasi ti largojmë nga zjarri, sarmave ua shtojmë ajkën ose kosin.