Përbërësit:
- 1 kg miell
- 700 ml ujë
- 1 lugë kripë
- 100 gr gjalpë
- 300 gr djath
- Kajmak ose mazë sipas dëshirës[
Përgatitja
Brumin e krelanës e zëmë duke i përzier miellin, kripën dhe ujin gjerë sa të fitojmë brum homogjen, pak më të trashë se sa brumi i pallaqinkave. Së pari e fusim tepsinë me pak vaj në furrë të nxehur mirë, pas 5 min. e nxjerim tepsinë nga furra, e hedhim brumin mbi vajin e nxehtë, pastaj e fusim krelanën përsëri në furrë. Krelanën e pjekim 40 – 50 min, gjerë sa të skuqet mirë, pastaj e nxerim nga furra dhe ashtu të nxehtë e coptojmë me piru ose thikë. Krelanës së coptuar sipër ia shtojmë gjalpin e shkrirë dhe djathin. Mund ti shtohet mazë ose kajmak sipas dëshirës. Krelana me duqa servohet e nxehtë me turshi.
Advertisements
po e mir ish krelana hmmmmmmmmmmm.
po e mir ish krelana e kom ba me mish