Përbërësit për mishin:
- 1kg mish të bluar
- 2 qepë
- 1lugë kripë
- Biber të zi
- Biber të kuq
Përbërësit për brumin:
- 1kg e gjysmë miell
- 0.7L ujë (3 gota)
- 1 lugë kripë
- 1dl vaj +150g gjalpë
Përgatitja:
Mishin e bluar e kaurdisim me qepë, kripë, biber të kuq dhe biber të zi dhe e lëmë të ftohet.
Brumin e pitës e ndajmë në 20 kuleqë dhe i lëmë të mbuluar me picetë kuzhine së paku 15 min. Së pari i hapim kuleqët me t‘hollues sa madhësia e pjatës, pastaj i rreshtojmë një mbi një duke i spërkatur me nga një lugë yndyrë (gjalpë të shkrirë dhe vaj). Petën me 20 kuleqët (katmerin) e hapim me duar sa madhësia e tepsisë (40cm) dhe e prejmë ne katrorë të vegjël (perafersisht 50 copë). Në secilin katrorë e fusim nga një lugë mish të kaurdisur dhe duke i mbledhur skajet e brumit i formësojmë mantijat. Mantijat i rreshtojmë në tepsi, ua hedhim sipër yndyrën e mbetur dhe i fusim në furrë të nxehur. Mantijat i pjekim për afër 40 min. në temperaturë prej 200 °C