Tavë me tambël

tav

Përbërësit:

  • 1-1.5kg mish qengji
  • 500 -600gr oriz
  • 1L qumësht
  • 0.5l lëng nga zierja e mishit
  • 200 gr gjalpë ose1dl vaj
  • 1 lugë gjelleje kripë
  • Biber të zi

Përgatitja:

This slideshow requires JavaScript.

Mishin e qengjit e zijemë afër një orë në 2l ujë ku kemi hedhur një lugë gjelleje krip. Orizin të cilin e lajmë me ujë të nxehtë e kavërdisim me gjalpë, pastaj ia shtojmë qumështin e nxehtë, lëngun e mishit të zier (të nxëhtë), kripën dhe biberin e zi sipas dëshirës dhe tavën e fusim në furrë të nxehtë .Pas 20 min. e nxjerim tavën nga furra, e hedhim mishin e zier mbi orizin me qumësht dhe e kthejmë në furrë për afër 20 min. deri sa të skuqen mishi dhe orizi.

Speca turshi me vaj, uthull dhe hudhër

Përbërësit:

  • 10 kg speca
  • 2L ujë
  • 0.5 L vaj
  • 0.5 L uthull
  • 300 gr krip
  • 1 filgjan kafeje sheqer
  • 10 thelba hudhër
  • 10 karota
  • 2 tuba majdanoz

Përgatitja:

This slideshow requires JavaScript.

Specat i pastrojmë, i mbushim me nga një lugë çaji krip, i radhisim në tepsi dhe i fusim në furrë të nxehtë 10 – 15 min. Pastaj i nxjerim nga furra , i derdhim nga tepsia në enë të thellë, i shtypim me pjatë dhe e mbyllim enën me kapak. Ky veprim përseritet deri sa i vendosim të gjithë specat në enën perkatëse. Pastaj në një tenxhere i vlojmë 2 litra ujë, kripën ,vajin, uthullën dhe sheqerin, kështuqë lëngun (presollin) ta kemi të gatshëm për specat.
Specat i nxjerim nga ena e thellë dhe i vendosim në kavanozë të sterilizuar duke i shtuar karrota të grira, disa thelba hudhër dhe majdanoz. Kohë pas kohe ua hedhim nga një filgjan nga presolli i vluar. Kavanozët e mbushur me speca, i mbyllim mirë me kapakë, i mbulojmë me mbulesë të ngrohtë dhe ashtu të mbyllura i lëmë për 24 orë.