Sarma me lakra turshi

sarma

Përbërësit:

  • 1 kokë lakre turshi
  • 1 kg mish të bluar
  • 2 qepë
  • 1 gotë oriz
  • 150 gr tlyn ose vaj
  • 1 lugë gjelle kripë
  • Biber t’kuq (1 lug gjelleje)
  • Biber t’zi (1 lugë qaji)

Përgaditja:

This slideshow requires JavaScript.

Mishin e bluar e kavërdisim me qepë dhe ua shtojmë orizin, kripën, biberin e  zi dhe  biberin e kuq sipas dëshirës. Me këtë mbushje i mbështjellim fletat e lakrës turshi pastaj sarmat e formuara i rreshtojmë në tenxhere në fundin e së cilës paraprakisht kemi shtruar disa fletë lakre. Sipër sarmave mund ti hedhim disa copëza mishi të thatë për t’iu dhënë aromë dhe  shije të veqant, pastaj ua shtojmë një  gotë ujë dhe yndyrën e shkrirë me biber të kuq. Tenxheren me sarma e mbyllim me kapak dhe e lëmë në zjarr të javashtë  2-3 orë . Sarmat e ziera  mund  ti fusim në furrë afër gjysmë ore për ti skuqur dhe rreshkur. Më parë sarmat servoheshin me bukë misri dhe turshi.

Advertisements