Rasenik – Pite me lakër të bardhë

Raseniku eshte lloj i pites, gatim i njohur dhe i perhapur  ne shum vende te kosoves. IMG_7728a

 Përbërësit

 Brumi:

  • 1kg.miell
  • 0.5L ujë
  • 1 lugë gjelle krip
  • 200 gr gjalpë ose 2 dl vaj

Yçi:pite

  • 1 kokë lakre të bardhë mesatare
  • 200 gr mazë
  • 1 gotë qumshtë
  • 1 lugë gjelle krip

Përgatitja:pite

Ujit me krip ua shtojmë miellin (së pari afër 600gr. pastaj duke i shtuar nga pak gjer sa të fitojmë brum homogjen, mesatarisht i fortë). Brumin e formuar  e ngheshim dhe e  ndajmë në 20-22 sopëza me madhësi të vesë, I ngjeshim një nga një kuleçët dhe I lëmë te mbuluar me picetë kuzhine 10- 20 min. Kështu brumi është i gatshëm për pite.

Lakrën e grime e zijmë 15 min. e kullojmë mirë ( e ndrydhim me duar deri sa e lëshon langun) mandej ia shtojmë një gotë qumshtë, një lugë krip dhe mazën.

Brumin e pitës  e ndajme në dy vende nga 11  kuleqë. Kuleqtë i t’hollojmë dhe i reshtojmë  një mbi një duke i lyer secilin me nga një lugë yndyrë . Në njërin katmerë me 11 kuleqë, që e shtrijmë mbi tepsinë e lyer me yndyrë e vendosim yçin me lakëre,  pastaj sipri e shtrijmë katmerin tjeter dhe e formojmë  rrethin e pites duke i bashkuar skajet e dy katmerëvë. Raseniku pjekët  për afër 40 min. dhe servohët  me turshi e posaqërisht domate.

Advertisements

Bukë kollomoqe

Buka e kollomojtë  ose bukë  misri është  njëra nga gatimet më të vjetra në  kuzhinën kosovare.buk

Përbërësit:

  • 1 kg miell misri
  • 700ml. ujë
  • 3-4 lug gjelle kos

Përgatitja:b

Në  drasën e gatimit e hedhim miellin e misrit dhe ne mesin e tijë  fillojmë  ta zbrazim ujin e vëluar duke e perzirë  vazhdimisht me lugë druri gjër sa mielli e pin gjith ujin. Kur kjo masë  fillon të  ftohët pak ather fillojmë me e mledh brumin në  topth, cilin e nxheshim disa herë  vertikalisht dhe horizontalisht dhe në fund e stypim duke ia dhan formen e bukës. Bukën e nxheshur  dhe të formuar e vendosim me kujdes në  tepsi të  lyer me vaj, pastaj e lujmë  sipri me kos  dhe e pjekim  afër  një  orë në temperaturë  më të lartë . Kjo është  mynyra  e moqme  tradicionale e gatimit të  bukës kollomoqe cila kërkon shum kujdes dhe perkushtim por unë  kam  provuar  mënyren më  të  lehtë  të  këtij gatimi dhe suksesi nuk ka munguar, pra njëjtit përbërës e njëjta procedurë  por me ujë  të  ftohtë .

Pasul

pasul

Përbërësit:

  • 0.5 kg pasul
  • 1 qepë
  • 2 speca
  • 1 domate
  • 1dl.vaj ose 100gr. yndyrë ( tlyn, margarine apo buter)
  • 1 lug gjelle krip
  • 1 lug gjelle biber te kuq

Përgatitja:IMG_2177

Pasulin me pak ujë e zijmë per 15 min.  Atë ujë e derdhim  dhe Ia shtojmë 2L. ujë të nxehtë. Tenxheren më pasul e lëmë në temperaturë  të ultë 2 – 3 orë. Qepën e grirë e kavërdisim në yndyrë, pastaj ia shtojmë specat e grirë dhe domatën e copëtuar imt. Të gjitha I fergojmë për afër 15 min, mandej ia shtojmë një lugë biber te kuqë dhe1- 2 kupa ujë  nga pasuli i zier. Fergesën më qepë, spec, domate dhe biber të kuqë ia shtojmë pasulit të zier , të cilit paraprakisht i kemi shtuar një lug gjelle kripë dhe ashtu e lëmë 15 min në tëmpëraturë minimale.