Reçel me kungull

IMG_9634a

Përbërësit:

  • 2kg copëza kungulli
  • 2kg sheqer
  • 2l ujë të gëlqerosur
  • 200gr arra

Përgatitja:IMG_7789

Kungullin e misirit- vidim- hotin si i thonë në disa anë te vendit tonë e qërojme dhe e presim ne copëza të cilat i lëmë 2 orë në ujë të gëlqerosur (100gr. gëlqere te tretura në 2l ujë). Copëzat e kungullit i nxjerim nga gëlqerja, i shpërlajmë 3-4 herë me ujë të hxehtë, i kullojmë mirë, pastaj i vendosim në shërbetin e nxehtë, cilin më parë e kemi vluar (2kg sheqer me 400ml. ujë). Reçelin e zijmë në zjarrë të ngadalshëm 1orë, pastaj i hedhim arrat, e zijme edhe 15 min. dhe e largojmë nga zjarri.

Kavanozët e sterilizuar i mbushim me reçel të nxehtë dhe i mbyllim hermetikishtë.

Advertisements

Krem pite

IMG_0319a

Prëbërësit:

Brumi:

  • 250 gr brum i ngrirë i fletëzuar

Krema:

  • 2 L qumësht
  • 2 x 150 gr sheqer
  • 2 sheqer vanilije
  • 2 lugë gjelle miell
  • 200 gr nisheste
  • 7 vezë

Përgatitja:

Brumi:

Brumin e ngrirë e lëmë të shkrihet pak, sa për ta t’holluar, e ndajmë në dy pjesë me madhësi të tepsisë në të cilën do ta përgadisim krem piten. Të dy pjestë e brumit I pjekim vec e vec nga 20 minuta n temperaturë prej 180 gradë C.

Krema:

  1. 7 të kuqeët vesë I tundim me 150 gr sheqer, dy sheqer vanilje, ua shtojmë gradualishtë 300 ml qumësht (nga 2 L) dy lugë miell dhe njshestën duke i tundur vazhdimishtë me tel kuzhine deri sa të fitohet një masë homogjene.
  1. Në një tenxhere të thellë, (min. 3 Litrshe) i vlojmë 1.7 Litra qumësht dhe ngadal ia shtojmë przierjen e përgatitur më parë, duke e przier vazhdimishtë me lugë druri pr 1-2 minuta. Pasi kemi fituar një kremë të trashë, e largojmë atë nga zjarri, dhe ia shtojmë shkumën e dendur të fituar nga të bardhat e vezëve të cilat i tundim me 150 gr sheqer. Kët mas e kthejmë në zjarr pr 1-2 minuta të tjerë. Dhe kshtu krema është e gatshme për tu shtrirë në mes të dy petëve të pjekura më parë.

Krem pitja pluhroset me sheqer pluhur dhe lihet të ftohet së paku 12 orë

Lakra turshi

IMG_0013 copy

Përbërësit:

  • 30kg lakra
  • 600gr kripë të trashë për turshi

This slideshow requires JavaScript.

Përgatitja:   

Pasi që ti pastrojmë nga gjethet e papërdorshme, e largojmë me kujdes mbrendësinë  (koqanin – pjesën e fortë nga kokrra e lakrës), pastaj boshllëkun e mbushim me një grushtë kripë. Krerët e lakrës me kripë i reshtojmë në enë të përshtatshme për turshi (fuçi – kacë 60 litërshe). Kështu të radhitura në fuçi, lakrat i lëmë për 24 orë pa ujë, pastaj sipër ua hedhim ujin e ftohtë në të cilin e kemi tretur kripën e mbetur (Ena të mbushet me ujë deri në grykë). Pas 2-3 jave lakrat thartohen dhe janë të gatshme për t’u konsumuar. Ujin e kryposur (rasojin) mund ta përdorni si pije e cila përmban vitamin C , prandaj  është e shëndetshme. Rasoji bëhet mi i shijshëm nëse paraprakisht e bëjmë procesin e zbrazje-mbushjes (pasi qe thartohen lakrat, një sasi e lëngut  e nxjerrim përmes qepit nga fundi i fuçisë dhe prap e hedhim sipër lakrave. Ky veprim përseritet disa herë (2 -3 herë në muaj).

Pinxhur

IMG_6743Përbërësit:

  • 10 kg speca
  • 15 kg domate
  • 3 filgjana të kafës  vaj
  • 1 filgjan të kafes  krip
  • 1 filgjan sheqer
  • 1 filgjan ufëll
  • 10 – 15  thelba hudhër
  • 1  –   2 tuba majdanoz

Përgatitja:9

Domatet i përvlojmë, i qërrojmë, i grijmë dhe i vemë të zihen. Poashtu edhe specat  i pjekim, i qërrojmë , i presim imtë  dhe ua shtojmë  domateve cilat  kemi shterur nga lëngu duke I zier afer 60 min. Domatet dhe specat i zijmë   3- 4 orë,  dhe kur pinxhuri fillon të  shterrët  i shtojmë vaj, kryp, hudhra, sheqer , ufëll, dhe i zijmë ashtu  edhe gjysëm ore sebashku.Në fund pinxhurit  i shtojmë majdanoz të  grirë dhe pas 15 min. e largojmë nga zjarri. Kavanozët të nxetë i  mbushim  me pinxhur të nxetë  pastaj i mbulojmë me batani dhe I lëmë ashtu te mbuluara disa orë, gjer sa të ftohen.

Turshi

IMG_6301 a

Përbërësit:

  • 10 kg perime te perziera
  • 10 L ujë
  • 400 g krip
  • 2dl uthull

Përgatitja:IMG_5804

Perimet e lara vehën në kavanozë ose enë te ndryshme të pershtatshme  për turshi dhe pervllohën me ujin e vluar me krip dhe uthull. Pastaj mbyllen mirë  dhe mbulohën me batani  për 24 orë. Vendi ku do ti ruani turshitë duhet të jet I erët dhe I ftohtë.

Ajvar

IMG_3766

Përbërësit:

  • 10 kg  speca
  • 2 dl vaj
  • 50  gr kripë

Përgatitja:IMG_6024a

Specat i lajmë, i pastrojmë,  i pjekim, i qërojmë , i bluajmë  dhe i vejmë në enë të thellë të pershtatshme për zierje. Ajvarin e zijmë 4- 6 orë nvarësishtë nga sasia e specave. Vajin dhe kripen  ia shtojmë atherë kurë ajvari e ka të shterur gjith lëngun qe e lëshojnë specat gjatë zierjes (pas 3 orë nga vendosja në zjarë). Ajvarin me vaj dhe me krip e zijmë spaku edhe 1 orë, atëherë e largojmë nga zjarri dhe ashtu të nxehtë e vendosim në kavanozë të sterilizuar, i mbyllim mirë dhe i ruajmë në vendë të ftohtë të përshtatshëm për turshi.