Kavurme

Kavurmja është gjellë  e shijshme, e ngjajshme me jahninë cila pregatitet  zakonisht ne stinen dimërore

Kavurme (2)ab

Përbërsit:

  • 500 gr mish viçi
  • 2 kg qepë
  • 200 gr gjalpë ose 1dl. Vaj
  • 1 lug gjelleje kripë
  • 5 – 6  krerë hudhër
  • 1 lug gjelle biber të kuq
  • 1 lugë reçeli  biber të zi
  • 1-2 lugë gjelleje uthull

Përgatitja:a

Qepët i grijmë dhe i kavërdisim afër gjysmë ore me 1 lugë kripë duke i perzier pandërpre që  të mos nxhiten për tengjere, pastaj ua shtojmë yndyrën, mishin, biberin e kuq dhe 2 gota ujë dhe i zijmë në temperaturë të ulët 1 orë. Krerët e hudhrës i lajmë mirë dhe ashtu si janë pa i ndarë në thelba, ua shtojmë qepëve tash ma të ziera dhe të shterura. Kavurmën me hudhra e zimjë edhe gjysmë ore, ia  shtojmë  uthullën, biberin e zi dhe e largoimë  nga zjarri. Kavurmja servohet e nxehtë ne kombinim me pire , pilaf, patate te skuqura  dhe turshi.

Advertisements