Pasul

pasul

Përbërësit:

  • 0.5 kg pasul
  • 1 qepë
  • 2 speca
  • 1 domate
  • 1dl.vaj ose 100gr. yndyrë ( tlyn, margarine apo buter)
  • 1 lug gjelle krip
  • 1 lug gjelle biber te kuq

Përgatitja:IMG_2177

Pasulin me pak ujë e zijmë per 15 min.  Atë ujë e derdhim  dhe Ia shtojmë 2L. ujë të nxehtë. Tenxheren më pasul e lëmë në temperaturë  të ultë 2 – 3 orë. Qepën e grirë e kavërdisim në yndyrë, pastaj ia shtojmë specat e grirë dhe domatën e copëtuar imt. Të gjitha I fergojmë për afër 15 min, mandej ia shtojmë një lugë biber te kuqë dhe1- 2 kupa ujë  nga pasuli i zier. Fergesën më qepë, spec, domate dhe biber të kuqë ia shtojmë pasulit të zier , të cilit paraprakisht i kemi shtuar një lug gjelle kripë dhe ashtu e lëmë 15 min në tëmpëraturë minimale.

Advertisements

Çervish me mish të pulës

qervish

Përbërësit:

  • 1 pulë ose 1kg kaqika të pulës
  • 15 lugë gjelle miell misri
  • 2 dl vaj ose 200 gr gjalpë
  • 1 qepë
  • 1lugë gjelle krip
  • 200gr petë bakllave
  • Biber t’kuq
  • Biber t’zi

Përgatitja:me pule

Mishin e pulës e zijmë me qepë,krip, biber t’kuq dhe biber t’zi afër 1 orë varësisht qfare është pula. Miellin e misrit e kavërdisim afër 20 min.me yndyrë dhe kur fillon të ndron ngjyrë ( ngjyr kafeje t’qeltë) atëherë e përvlojmë me langun e mishit dhe e përzijmë vazhdimisht qe të mos bëhen duqa. Qervishin e derdhim mbi petet e bakllavës, paraprakisht te skuqura në tavë ,sipri e qesim mishin e pulës dhe e fusim tavën në furrë të reshkët afër 15 min. Çervishi me miell misri dhe me mish pule servohet me kos dhe hudher.

Sarma me lakra turshi

sarma

Përbërësit:

  • 1 kokë lakre turshi
  • 1 kg mish të bluar
  • 2 qepë
  • 1 gotë oriz
  • 150 gr tlyn ose vaj
  • 1 lugë gjelle kripë
  • Biber t’kuq (1 lug gjelleje)
  • Biber t’zi (1 lugë qaji)

Përgaditja:

This slideshow requires JavaScript.

Mishin e bluar e kavërdisim me qepë dhe ua shtojmë orizin, kripën, biberin e  zi dhe  biberin e kuq sipas dëshirës. Me këtë mbushje i mbështjellim fletat e lakrës turshi pastaj sarmat e formuara i rreshtojmë në tenxhere në fundin e së cilës paraprakisht kemi shtruar disa fletë lakre. Sipër sarmave mund ti hedhim disa copëza mishi të thatë për t’iu dhënë aromë dhe  shije të veqant, pastaj ua shtojmë një  gotë ujë dhe yndyrën e shkrirë me biber të kuq. Tenxheren me sarma e mbyllim me kapak dhe e lëmë në zjarr të javashtë  2-3 orë . Sarmat e ziera  mund  ti fusim në furrë afër gjysmë ore për ti skuqur dhe rreshkur. Më parë sarmat servoheshin me bukë misri dhe turshi.

Tavë me tambël

tav

Përbërësit:

  • 1-1.5kg mish qengji
  • 500 -600gr oriz
  • 1L qumësht
  • 0.5l lëng nga zierja e mishit
  • 200 gr gjalpë ose1dl vaj
  • 1 lugë gjelleje kripë
  • Biber të zi

Përgatitja:

This slideshow requires JavaScript.

Mishin e qengjit e zijemë afër një orë në 2l ujë ku kemi hedhur një lugë gjelleje krip. Orizin të cilin e lajmë me ujë të nxehtë e kavërdisim me gjalpë, pastaj ia shtojmë qumështin e nxehtë, lëngun e mishit të zier (të nxëhtë), kripën dhe biberin e zi sipas dëshirës dhe tavën e fusim në furrë të nxehtë .Pas 20 min. e nxjerim tavën nga furra, e hedhim mishin e zier mbi orizin me qumësht dhe e kthejmë në furrë për afër 20 min. deri sa të skuqen mishi dhe orizi.

Tavë me patligjana

Përbërësit:

  • 1 kg mish viçi
  • 3kg domate
  • 2 qepë
  • 2 speca
  • 2 patë lgjana të  zi
  • 150 gr gjalpë
  • 1-2 lugë  kripë
  • Bamje si pas deshirës

    This slideshow requires JavaScript.

Përgatitja:

Qepën e grijmë , e kavë rdisim dhe e hedhim  në tavë,  pastaj ia shtojmë  mishin. specat e grirë , domatet e qëruara dhe të  coptuara, patë lgjanat e zi, kripen dhe yndyrën.Tavën me domate e lë më  në  furrë  pë r afrë r 2 orë.  Koh pas kohe e përzijmë , dhe kur fillon të  reshkët atëher ia shtojmë  edhe bamjet . Tava me domate servohët e nxehtë  me sallatë , tarator ose turshi.

Çorbë me oriz

Përbërësit:

  • 200 -300 gr mish pule
  • 1 gotë oriz
  • 100gr gjalpë apo 1dl vaj
  • 1 lug gjelle kripë
  • 2 lug miell
  • 2-3 thelba hudër
  • Biber t’kuq
  • 1 ajkë

    This slideshow requires JavaScript.

Përgatitja:

Në mjë enë me 2l. ujë e zijmë mishin e pulës me kripë , mandej ia shtojmë orizin. Pasi që të zihët orizi, çorbës ia shtojmë hudrat dhe 2 lugë miell të tretur në ujë të ftohtë, dhe kështu e lëmë të zihet për 10 min. Pastaj sipri ia qesim  yndyrën e djegur me pak biber të kuq, atëherë  e largojmë nga zjarri dhe ia shtojmë ajkën.

Pulë me oriz

Tava me oriz është gjelle e cila përgatitet shume shpesh në familjet shqiptare. Është kjo gjellë e preferuar për mikpritje dhe festa tradicionale.

Përbërësit:

  • 1 pulë
  • 600 gr oriz
  • 1 puter ose 2dl vaj
  • 2 qepë
  • 1spec
  • 1 domate
  • Kripë
  • Biber të kuq

    This slideshow requires JavaScript.

Përgatitja:

Mishin e pulës e kavërdisim me qepë, kripë dhe biber të kuq dhe ia shtojmë për afër 2l ujë dhe e lëmë të zihët afër 1 ore varesisht prej pulës. Orizin të pastruar dhe të larë e kavërdisim 5-10 min me yndyrë, pastaj ia shtojmë lëngun e mishit të zier dhe e fusim në furrë . Pas pak  kur orizi fillon të fryhet, ia hedhim mishin e pulës siper dhe ashtu e lëmë ne furrë për gjysmë ore.

Bizele me mish viçi

Përbërësit:

  • 800gr. bizele
  • 300 – 400gr. mish viiçi
  • 1 qepë
  • 1 karrotë
  •  1 spec
  • 1 domate
  • 1 dl vaj
  • Kripë
  • Biber t’kuq
  • Biber t’zi

    This slideshow requires JavaScript.

Përgatitja:

Copëzat e mishit të viçit i kavërdisim me qepë, spec, karrotë, kripë, biber të zi dhe biber të kuq. Pastaj ua shtojmë bizelet dhe ujin e nxehtë pak nga pak dhe ashtu i lëmë të zihen për afër një orë e gjysmë. 15 min para se bizelet ti largojmë  nga zjarri ia shtojmë domaten e grirë. Bizelet servohen të nxehta në kombinim me pilaf, patate të skuqura dhe perime të ndryshme

Tavë e Prizrenit – Tavë me bamje

Tava me bamje, është gjellë me shije të vëqantë e cila përgatitët kryesisht në Prizren.

Përbërësit:

  • 1 kg mish viçi
  • 1 kg bamje
  • 2 kepë
  • 200gr gjalpë
  • 2 – 3 domate
  • 2 limona
  • Kripë
  • Biber të kuq
  • Biber të zi

    This slideshow requires JavaScript.

Përgatitja:

Mishin e presim në copëza dhe e kavërdisim me qepë, kripë, biber t’kuq dhe domate. Bamjet e pastruara i lëmë gjysmë ore në lëngë  të limonit, pastaj i kullojmë, i përvlojmë, ua shtojmë mishit të kavërdisur dhe i rreshkim në furrë për afër 30 min. Tava me bamje servohet e nxehtë në kombinim me pilav, patate të skuqura etj.

Sarma

Përbërësit:

  • 0.5kg. mish të bluar
  • 30-40 gjethe rushi apo spanaqi
  • 1 gotë oriz
  • 2 qepë
  •  200gr gjalpë
  • Kripë
  • Biber të kuq
  • Biber  të zi
  • 150 gr ajkë ose kos

    This slideshow requires JavaScript.

Përgatitja:

Qepes së fërguar ja shtojmë mishin e bluar,orizin biberin e kuq, biberin e zi dhe i kaurdisim të gjitha per afër 5 minuta. Këtë mbushje e mbështjellim me gjethet e rrushit apo spanaqit paraprakisht të përvluara. Sarmat e mbështjellura i reshtojmë në tenxhere, ua shtojmë 2 gota ujë,  yndyrën e nxehur në te cilën e kemi tretur 1lug biber të kuq, pastaj i lëmë të zihen. Sarmat i zijmë në temperaturë të ulët për afer një orë. Pasi ti largojmë nga zjarri, sarmave ua shtojmë ajkën ose kosin.