Gjizë me speca

Gjiza me speca është një nga gatimet më të përhapura ne Kosovë dhe rajon që përgatitet zakonisht për kaftjall ose darkë.

Përbërësit:

  • 0.5 kg gjizë
  • 0.5 kg  speca
  • 1dl vaj
  • 2 vezë
  • 2 -4 thelba hudër
  • Kripë

This slideshow requires JavaScript.

Përgatitja:

Specat e pjekur e të qëruar i fërgojmë në vaj dhe i heqim nga tigani. Në yndyrën ku i kemi fërguar specat, hedhim gjysmë  luge të reçelit biber të kuq, pastaj e shtojmë gjizën e përzier me vezët, kripën dhe hudrën. Gjizën e lëmë të vlojë për afër 10 min.  pastaj e largojmë nga zjarri dhe sipër ia hedhim specat e fërguar. Gjiza me speca servohet  e nxehtë.

Mazë me speca

Maza me speca është gatim i shijshëm që zakonisht  përgatitet për kaftjall  ne shtëpitë shqiptare

Përbërësit:

  • 1 kavanoz mazë
  • 1/2 kg.  speca
  • Kripë

    This slideshow requires JavaScript.

 

Përgatitja:

Mazën me pak kripë e vlojmë për 5- 10 min. mandej i shtojmë specat e pjekur,të qëruar dhe të kryposur. Ashtu të përziëra i lëmë të vlojnë  afër 10 min. dhe i largojmë nga zjarri.  Maza me speca zakonisht  servohet për kaftjall ose si paragjellë për drekë.