Ajvar

IMG_3766

Përbërësit:

  • 10 kg  speca
  • 2 dl vaj
  • 50  gr kripë

Përgatitja:IMG_6024a

Specat i lajmë, i pastrojmë,  i pjekim, i qërojmë , i bluajmë  dhe i vejmë në enë të thellë të pershtatshme për zierje. Ajvarin e zijmë 4- 6 orë nvarësishtë nga sasia e specave. Vajin dhe kripen  ia shtojmë atherë kurë ajvari e ka të shterur gjith lëngun qe e lëshojnë specat gjatë zierjes (pas 3 orë nga vendosja në zjarë). Ajvarin me vaj dhe me krip e zijmë spaku edhe 1 orë, atëherë e largojmë nga zjarri dhe ashtu të nxehtë e vendosim në kavanozë të sterilizuar, i mbyllim mirë dhe i ruajmë në vendë të ftohtë të përshtatshëm për turshi.

Advertisements

Djath I bardhë

Djathi I bardh fitohët nga qumështi I lopës, deles apo I dhisë. Prej  koëhrave të mëhërëshme gjër me sot djathi nuk mungonte në sofrat tona.

Përbërësit:

  • 3-5l qumësht
  • 1-2 lugë gjelle tharmë djathi
  • Kripë

    This slideshow requires JavaScript.

Përgatitja:

Qumshtit  të vakët I hedhim 1-2 lugë tharmë djathi, enen e mbulojmë me kapakë, e lëmë në vend të nxehtë  5-7  ore dhe pasi që fermentohet e hedhim në nape (cedillë) qe të kullohet. Pasi qe e lëshon hirrën, cedillën me shlirrë e vendosim në një drrasë siper cilës I vejmë një petë guri për të marë formën e shtypur. Djathin e njomë  e prejmë në copëza të cilat I kryposim dhe I rreshtojmë në shekë(kacë). Në disa treva tona djathi I bardhë është zënë edhe pa tharmë djathi por vetëm me shllirë.

Paçë me kokë viçi

Përbërësit:

  • 500 gr mish nga koka e viçit
  • 10 lugë miell
  • 1 dl vaj
  • 4 -5 thelba hudër
  • 1 lugë gjelle kripë.
  • Biber të kuq
  • Biber të zi
  • 1-2 lugë ufëll[s

    This slideshow requires JavaScript.

Përgatitja:

Kokën e viçit e pastrojmë dhe e zijmë me krip 60-90 min. Pasi që të ftohët e ndajmë mishin nga kockat dhe e bëjmë gati për paçën.

Miellin e kavërdisim në vaj gjer sa të fiton ngjyrë kafeje pastaj e përvloim me langun e mishit  të zier ose ujë të vluar (për afër një litër e gjysmë) dhe e përzijmë pa ndërpre me lugë druri,gjer sa të trashët. Paçën e lëmë të zihet në temperatur të ulët afër 20 min. Pastaj ia shtojmë mishin e copëtuar, hudrat, kripën, biberin e kuq të djegur në pak yndyrë, biberin e zi, 1-2 lugë ufëll, dhe e lëmë të zihet për 10 min. Paça me mish koke servohet e nxehtë, zakonisht si paragjellë.