Kompot me fruta

Përbërësit:

  • 1 kg fruta (qershi, kumbulla, vishnje, manaferra, ose thana)
  • 1.500 ml. ujë
  • 500 gr sheqer

Përgatitja:

Kompotin me fruta mund ta konzervojmë për kohë më të gjatë nëse e përgadisim në këtë mënyrë:

1 kg fruta të pastruara i vendosim në 5 kavanozë. Kavanozët gjysmë të mbushur me fruta i mbushim me shërbet të cilin e fitojmë duke tretur 500 gr sheqer në 1.5 litra ujë. I mbyllim mirë me kapakë të metaltë dhe i vendosim në një tenxhere. Tenxheren në të cilën i kemi vendosur kavanozët e mbushim tërësisht me ujë dhe e vejmë në zjarr për të vluar. 10 minuta pasi që uji ka filluar të vloj e ndalim zjarrin dhe e lëmë të ftohet. Me përgatitjen e kompotëve në këtë mënyrë ruhet freskia dhe vlerat energjetike të frutave.

Advertisements

Limonada

Limonada është pije e shendetshme, natyrale dhe freskuese që përgatitet në shtëpitë tona që moti ashtu edhe sot. limonada

      Përbërësit:

  • 1L ujë
  • 2-3 limona
  • Sheqer sipas shijes

Përgatitja:

E tretim sheqerin në ujë të ftohët, pastaj ia shtojmë langun e limonave të shtrydhur

Kumështë

Kumshta ë shtë  pije e përgatitur nga hirra e djathit. Është  pije e shëndetshme cilen e kanë  konsumuar ne kohrat e mëparshme pas ushqimeve te yndyrshme. Kumshata perdoret edhe tash, zakonisht ditëve të  nxehta verore

Përbrësit:

  • 2 L hirr djathi
  • 4-5 lugë  kos

    This slideshow requires JavaScript.

Përgatitja:

Hirrën e djathit e vlojmë  dhe e lëmë  të  ftohët. Hirres së  vakët ia shtojmë  4-5 lugë  kos pastaj enën e mbështjellim me mbules kuzhine dhe e lëmë  ashtu per 3-4 orë . Hirren e fermentuar e derdhim ne shishe dhe e leme ne frigorifer. Kumështa servohet e ftohte.

Shurup trëndafili

Shurup trëndafili është një nga pijet më freskuese e cila ëshë përgatitur me dekada në trevat Kosovare dhe në rajon.

Përbërësit:

Petale  të trëndafilave ( afer dhjetë sosh)

  • 1 L ujë
  • 1 limontos


Përgatitja:

Shurupi i trandafilave ësht pije freskuese me shije dhe aromë të veqantë. Petalet e trandafilit lahen dhe futen në një kavanoz me ujë ku është tretur limontosi. Pas 4 – 5 dite, uji i ngjyrosur kullohet nga petalet dhe ruhet në shishe ose kavanoz në frigorifer.  Shurupi është i gatshëm për pije atëherë kur ujit me sheqer (shërbetit) ia shtojmë një sasi nga shurupi i trëndafilave.