Lakra turshi

IMG_0013 copy

Përbërësit:

  • 30kg lakra
  • 600gr kripë të trashë për turshi

This slideshow requires JavaScript.

Përgatitja:   

Pasi që ti pastrojmë nga gjethet e papërdorshme, e largojmë me kujdes mbrendësinë  (koqanin – pjesën e fortë nga kokrra e lakrës), pastaj boshllëkun e mbushim me një grushtë kripë. Krerët e lakrës me kripë i reshtojmë në enë të përshtatshme për turshi (fuçi – kacë 60 litërshe). Kështu të radhitura në fuçi, lakrat i lëmë për 24 orë pa ujë, pastaj sipër ua hedhim ujin e ftohtë në të cilin e kemi tretur kripën e mbetur (Ena të mbushet me ujë deri në grykë). Pas 2-3 jave lakrat thartohen dhe janë të gatshme për t’u konsumuar. Ujin e kryposur (rasojin) mund ta përdorni si pije e cila përmban vitamin C , prandaj  është e shëndetshme. Rasoji bëhet mi i shijshëm nëse paraprakisht e bëjmë procesin e zbrazje-mbushjes (pasi qe thartohen lakrat, një sasi e lëngut  e nxjerrim përmes qepit nga fundi i fuçisë dhe prap e hedhim sipër lakrave. Ky veprim përseritet disa herë (2 -3 herë në muaj).

Advertisements

Speca turshi me vaj, uthull dhe hudhër

Përbërësit:

  • 10 kg speca
  • 2L ujë
  • 0.5 L vaj
  • 0.5 L uthull
  • 300 gr krip
  • 1 filgjan kafeje sheqer
  • 10 thelba hudhër
  • 10 karota
  • 2 tuba majdanoz

Përgatitja:

This slideshow requires JavaScript.

Specat i pastrojmë, i mbushim me nga një lugë çaji krip, i radhisim në tepsi dhe i fusim në furrë të nxehtë 10 – 15 min. Pastaj i nxjerim nga furra , i derdhim nga tepsia në enë të thellë, i shtypim me pjatë dhe e mbyllim enën me kapak. Ky veprim përseritet deri sa i vendosim të gjithë specat në enën perkatëse. Pastaj në një tenxhere i vlojmë 2 litra ujë, kripën ,vajin, uthullën dhe sheqerin, kështuqë lëngun (presollin) ta kemi të gatshëm për specat.
Specat i nxjerim nga ena e thellë dhe i vendosim në kavanozë të sterilizuar duke i shtuar karrota të grira, disa thelba hudhër dhe majdanoz. Kohë pas kohe ua hedhim nga një filgjan nga presolli i vluar. Kavanozët e mbushur me speca, i mbyllim mirë me kapakë, i mbulojmë me mbulesë të ngrohtë dhe ashtu të mbyllura i lëmë për 24 orë.

Kastraveca turshi

Në këto ditë vere me vapë kastravecat turshi jan mjaft të preferuara , siq jan përdorur edhe në kohërat e mëhershme gjër me sot .

Përbërësit:

3 kg kastraveca

2l ujë

1 filgjan kafeje kripë

This slideshow requires JavaScript.

Përgatitja:

Së pari e vlojmë ujin me kripë dhe e lëmë të ftohet gjer sa i vendosim  kastravecat në kavanoz. Kastravecat e pastruar i prejmë rathë rathë dhe I vendosim në enën prej qelqi. Si pas deshirës mund tua shtojmë disa speca të djegstë dhe biber të zi kokrra. Ujin e vëluar me kripë e hedhim të nxehtë mbi kastraveca,  e mbyllim enën mirë dhe ashtu e lëmë për disa ditë gjer sa të thartohen.

Sallatë verore me spec dhe patëllxhan të pjekur

Sallata me spec dhe patëllxhan të pjekur është sallatë pikante, e shijshme dhe e qendrueshme per disa ditë.

Përbërësit:

  • 1 kg speca
  • 3-4 patëllxhan
  • 3-4 domate
  • Majdanoz
  • 5-6  thelba hudër
  • Vaj
  • Kripë
  • Uthëll

This slideshow requires JavaScript.

Përgatitja:

Përbërsit e kësaj sallate pjeken ne furrë, qërohen dhe grihen. Pastaj iu shtohet hudrat, kripa, uthulla, vaji dhe majdanozi i grirë. Kjo sallate servohet me të gjitha gjellërat nga kuzhina shqiptare veqanërisht ditëve të nxehta verore.

Tarator

Taratori është një prej sallatave e cila përgatitet në trevat shqiptare dhe në rajon. Taratori servohet me shumë gjellëra, kryesisht gjatë stinës së verës.

Përbërësit:

  • 0.5kg kos
  • 1 trangull
  • 3 – 4  thelba hudër
  • Kripë

This slideshow requires JavaScript.

Përgatitja:

Hudrën e ndrydhim me kripë dhe ia grijmë trangullin. Pastaj i shtohen kosi, pak majdanoz dhe arra të grimëcuara sipas dëshirës.