Sheqerpare

Sheqerparja është një nga ëmbëlsirat më të njohura nga kuzhina tradicionale shqiptare.

Përbërësit:

  • 500gr gjalpë
  • 700gr miell
  • 2 të kuqën e vesë
  • 2 lugë kos

Shërbeti:

  • 750 gr sheqer
  • 2 gota ujë

    This slideshow requires JavaScript.

 

Përgatitja:

Gjalpit të shkrirë dhe të kulluar i shtohen mielli, e kuqja e vesë dhe kosi. Nga ky brum  formohen kuleqët , të cilët shtypen dhe rreshtohen në tepsi të lyer me yndyrë.Tepsia futet në furrë të nxehtë dhe duhet të pjeken për 30-40 min. në temperaturë prej 200C.

Shërbeti

Niveli i ujit duhet të jetë afër 1 cm mbi sasinë prej 750 gr sheqer dhe duhet të  vloj për 15 min.

Sheqerparet e nxehta përvlohen me shërbet të vakët.

Advertisements

Pilaf

Pilafi është ushqim i shpejtë dhe i lehtë për tu përgatitur. Përdoret shumë shpesh si ushqim përcjellës i gjellërave të ndryshme në kuzhinën shqiptare.

Përbërësit:

  • 3 gota oriz
  • 6 gota ujë
  • 1 filxhan vaj
  • 1 lugë gjelleje kripë
  • 1 grusht fide per supë sipas dëshirës
  • Biber i zi

This slideshow requires JavaScript.

Përgatitja:

Një grusht fide e skuqim në vaj, pastaj ia shtojmë orizin e larë me ujë të nxehtë dhe i fërgojmë të dyja për afër 3 min. Pastaj ia shtojmë ujin e vluar, kripën dhe biberin. E mbyllim kapakun e tenxheres, e ndalim pllakën e stufës , dhe nuk hapim kapakun për së paku 20 min. Pilafi zihet për gjysmë ore. Servohet me kos, mishëra dhe perime të llojllojshme.

Gurabija

Gurabijat janë ushqim i qëndrueshëm dhe i përshtatshëm në mesin e ushqimeve nga kuzhina kosovare

Përbërësit:

  • 1 Puter ose Margarinë
  • 1 gotë sheqer
  • 1 gotë kos
  • 2 vezë
  • 1 pecivë
  • 1 lugë e qajit sodë bikarbonë
  • 700g miell

    This slideshow requires JavaScript.

Përgatitja:

Puteri ose margarini , shkrihet vetëm pak ,pastaj tundet me sheqer dhe i shtohen kosi , vezët, soda,peciva dhe mielli. Brumi duhet të jetë mesatarisht i butë, pastaj ndahët në toptha të cilat rreshtohen në tepsi të lyer me yndyrë. Tepsia futet në furrë të nxehtë dhe lihet për afër 30 min. në temperaturë prej 200 C. Gurabijat qëndrojnë të freskëta disa ditë, dhe për këtë  arsye janë përgaditur shum shpesh për piknik ose udhtime të gjata.

Shurup trëndafili

Shurup trëndafili është një nga pijet më freskuese e cila ëshë përgatitur me dekada në trevat Kosovare dhe në rajon.

Përbërësit:

Petale  të trëndafilave ( afer dhjetë sosh)

  • 1 L ujë
  • 1 limontos


Përgatitja:

Shurupi i trandafilave ësht pije freskuese me shije dhe aromë të veqantë. Petalet e trandafilit lahen dhe futen në një kavanoz me ujë ku është tretur limontosi. Pas 4 – 5 dite, uji i ngjyrosur kullohet nga petalet dhe ruhet në shishe ose kavanoz në frigorifer.  Shurupi është i gatshëm për pije atëherë kur ujit me sheqer (shërbetit) ia shtojmë një sasi nga shurupi i trëndafilave.

Kadaif

Përbërësit:

  • 0.5 kg kadaif
  • 200 gr gjalpë
  • 200 gr arra

Shërbeti:

  • 1.5 kg sheqer
  • 1.2 L ujë

Mënyra e përgatitjes:

Së pari kadaifi pjeket në temperaturë prej 180 C afër 30 min, duke e përzier lehtë kohë pas kohe me piru. Mandej ia hedhim yndyrën dhe e fusim prapë në furrë edhe për 30 min. në të njejtën temperaturë. Sipër kadaifit ia qesim arrat dhe lëjmë në furrë për 15 min.

Shërbeti:

Shërbeti vlohet për 20 min dhe pasi të ftohet pak, ja hedhim kadaifit të vakët pak nga pak.

Pite me spanaq

Pitja me spanaq ështe ushqim i preferuar  i kuzhines kosovare. Me shijen dhe vlerat ushqimore që i ka është një nga ushqimet që gatuhet dhe konsumohet shpesh në truezat kosovare.

Përbërësit:   Për një pite të pjekur në furrë elektrike (për 6 persona)

Brumi:

  • 1 kg. miell
  • 500ml. ujë (dy gota e gjysmë)
  • 200gr. yndyrë (tlyn ose vaj,ose të pëzira)
  • 1 lugë (gjelleje) kripë

Yçi (mbushje):

  • 1kg. spanaq
  • 100gr. djath
  • 5 lugë (gjelleje) kos
  • 1 vezë
  • 2-4 qepë të reja
  • 1 lugë (gjelleje) kripë

Përgatitja:

Ujit me kripë ua shtojmë miellin (së pari afër 600gr. pastaj duke i shtuar nga pak gjerë sa të fitojmë brum homogjen, mesatarisht i fortë). Brumin e formuar e nxheshim dhe e ndajmë në afër 18 copëza me madhësi të vesë, i ngjeshim një nga një kuleçët dhe i lëmë te mbuluar me picetë kuzhine 10- 20 min.

Pastaj duke i permillur i hapim kuleçtë me thollus. Petët i reshtojmë një mbi një duke i lyer me nga një lug yndyrë,  i ndajmë në dy katmerë me nga nëntë petë. Njërin katmer e shtrijmë mbi tepsinë e lyer me pak yndyrë, ia shtojmë yçin ( përzierjen e spanaqit të grirë  dhe kryposur, djathin,vezën,  kosin dhe si pas dëshires qepët).Katmerin tjetër e qesim sipër spanaqit dhe e formojmë rrethin e pites duke i bashkuar skajët e dy katmerëve, pastaj ia shtojmë yndyrën e mbetur dhe pitën e përfunduar e fusim në furrë të nxehtë. Pitja pjeket për 40 -50 min. në temperature prej 250 c. dhe serviret me kos.

Bakllava

Bakllava është njëra nga ëmbëlsirat tradicionale të kuzhinës kosovare, ndonëse bakllava ka prejardhje turke…

Harxhi (për tepsi me diametër 40 cm)

  • 5 ve – 1 e plotë dhe 4 të kuqtë
  • 1 gotë vaj
  • 1 gotë qumësht
  • 1 lugë të mesme sheqer
  • 1 maje thike kripë
  • Rreth 500 gr miell
  • Rreth 400 gr arra të qëruara e të coptuara
  • 200 – 300 gr. gjalpë

Shërbeti

  • 2 kavanoza të mëdha me sheqër rreth 1.2 kg
  • 2 kavanoza të mëdha me ujë

This slideshow requires JavaScript.

 

Pregaditja

Bakllava është njëra nga ëmbëlsirat tradicionale të kuzhinës kosovare. Ndonëse bakllava ka prejardhje turke, përgatitja e saj është një trashëgimi e vogël që përcjellet prej gjeneratës në gjeneratë edhe tek ne. Ka disa mënyra të bëhet bakllava, në formën e renditjes së petëve apo edhe të përmbajtjes.

Për të përgatitur bakllavën, së pari duhet ta përgatisni brumin. Brumi është i përbërë nga vezët, vaji, qumështi dhe mielli. Kjo përzierje lihet e mbuluar me pecetë kuzhine për 1-2 orë.

Pastaj ky brum merret dhe ndahet në 50 kuleçë, të vegjël (sa e kuqja e vesë).

Merren nga 10 kuleçë dhe tëhollohen një nga një me nisheste . Pastaj merren që të 10 kuleçët dhe në ndërmjet iu vihet nga pak nisheste. Të gjitha së bashku tëhollohen sa tepsia. Këtë veprim e përsëritni pra 5 herë, derisa t’i radhitni kështu 50 kuleçët e bërë. Dy nga petet e teholluara shtrihen ne tepsi,vihen arrat e coptuara dhe sipri vihen tri petet tjera. Pasi që të vihen të gjitha petët, bakllava prehet në copëza të pjerrëta. Pasi që të pritet bakllava ngadalë ja vini përsipëri gjalpën e shkrirë.

Futeni në furrë të ngrohtë dhe e piqni për 2-3 orë në 150 C.

Shërbeti

Të vlohet uji rreth 30 minuta deri sa të trashet shërbeti. Bakllava duhet të jetë e ftohtë kur përvlohet me shërbetin e nxehtë. Përfundimisht e lini të ftohet për tu servuar.

Flija

Flija e pregatitur me saça është specialitet i kuzhinës tradicionale shqiptare, por që kryesisht gatuhet në vende malore.

Harxhi

  • 3kg miell
  • 2 Litra ujë
  • 2 lugë kripë
  • 2 kavanozë mazë

    This slideshow requires JavaScript.

Pregaditja

Flija e pregatitur me saça është specialitet i kuzhinës tradicionale shqiptare, por që kryesisht gatuhet në vende malore. Flija është specialitet që përgatitet në mbarë Kosovën sidoqoftë me variacione rajonale. Brumi i flisë duhet të piqet rende, rende individualisht me saç të nxehur në prush.

Pasi që derdhet një rend i brumit në tepsi, mbi të duhet të vendoset saçi i nxehur. Çdo rend i flisë duhet të lyhet përsipëri me mazë të shkrirë.

Flija servohet me kos, turshi, djath, mjaltë, pestil.